Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Përballja kundër Lionel Messit në Kupën e Botës, Granit Xhaka: Privilegj, por Zvicra kërkon të shkruajë historinë!

Press Online9 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zvicra është gati për një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e saj, teksa në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 do të përballet me kampionen në fuqi, Argjentinën, në Kansas City.

Kapiteni i helvetëve, Granit Xhaka, u shpreh i bindur se skuadra e tij ka motivimin e duhur për të synuar një surprizë të madhe ndaj favoritëve të turneut. Mesfushori shqiptar theksoi se afrimi me fazat vendimtare të Botërorit ka shtuar edhe më shumë dëshirën e ekipit për të vazhduar rrugëtimin.

“Kur je kaq afër, dëshira bëhet edhe më e madhe. Ky është një lloj presioni pozitiv për ne, sepse duam të vazhdojmë më tej”, deklaroi Xhaka.

Kapiteni i Zvicrës komentoi edhe përballjen me Lionel Messin, duke e cilësuar një moment të veçantë për çdo futbollist.

“Është një privilegj i madh të luajmë në epokën e Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ende nuk e kemi analizuar në detaje Argjentinën, por nga nesër do të nisim një analizë shumë të thellë”, shtoi ai.

Megjithatë, Zvicrën e pret një mision tepër i vështirë. Argjentina ka shënuar në secilën prej pesë ndeshjeve të fundit në Kupën e Botës, ndërsa Lionel Messi kryeson listën e golashënuesve të turneut me tetë realizime, duke mbetur arma kryesore e ekipit të drejtuar nga Lionel Scaloni.

LEXO EDHE: ‘Gjelat’ kthehen në SHBA me avionin që deportoi emigrantët! Lidhet me qëndrimet politike të lojtarëve!

Për të siguruar një vend në gjysmëfinale dhe për të eliminuar kampionët e botës, Zvicra do të duhet të zhvillojë një paraqitje pothuajse perfekte ndaj një kundërshtari që mbërrin në këtë fazë me 12 fitore radhazi në të gjitha garat.

Datat dhe oraret e ndeshjeve çerekfinale:

9 korrik ora 22:00 / Francë – Marok (Boston)
10 korrik ora 21:00 / Spanjë – Belgjikë (Los Angeles)
11 korrik ora 23:00 / Norvegji – Angli (Miami)
12 korrik ora 03:00 / Argjentinë – Zvicër (Kansas)

LEXO EDHE: Polemikat pas Argjentinë-Egjipt, zemërim ndaj arbitrit për vendime të dyshimta. Tre episodet që tërbuan “Faraonët”…

Previous ArticleZulfaj pret në takim ambasadorin suedez në përfundim të mandatit, vlerëson mbështetjen e Suedisë për Kosovën
Next Article Deponi të egra në Shkup, autoritetet intensifikojnë kontrollet

Lajme të ngjashme

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026 SPORT

Vetëm dy lojtarë e kanë bërë më parë, Florian Wirtz hyn në histori pas spektaklit ndaj Unitedit

23 Nëntor 2026 SPORT

Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

23 Nëntor 2026 SPORT

Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni

23 Nëntor 2026 SPORT

As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

23 Nëntor 2026 SPORT

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha…

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

MPB njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tetova, i cili ishte…

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj…

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor…

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.