Bastisje në Shkup, kapet drogë dhe shoqërohet një 33-vjeçar

featured
Press Online
08 Korrik 2026, 11:58

Një 33-vjeçar me inicialet M.T. nga Shkupi është ndaluar dje rreth orës 17:30 nga policia e SPB Shkup, në zonën e Kisella Vodës në Shkup.

Në banesën e tij u krye një kontroll me urdhër të mëparshëm të gjykatës, gjatë të cilit u gjetën dhe u sekuestruan mariuhanë, si edhe një peshore digjitale me mbetje mariuhane.

Pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter