Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje prej 1 centi krahasuar me dy ditët e fundit.
Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, për ditën e martë, 7 korrik 2026, çmimi maksimal i lejuar i naftës (dizelit) është 1.42 euro për litër, nga 1.41 euro sa ishte më parë.
Ndërkohë, çmimet e benzinës dhe gazit mbeten të pandryshuara. Benzina mund të shitet me çmim maksimal prej 1.36 euro për litër, ndërsa gazi me 0.63 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara nga MINT vlejnë nga ora 10:00.





