KGJK autorizon kryetarët e Gjykatave në Pallatin e Drejtësisë të pezullojnë punën, shkak temperaturat e larta

featured
Press Online
06 Korrik 2026, 12:10

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka autorizuar kryetarët e Gjykatave të Supremes, Apelit, Administratives, Komerciales dhe Themelores në Prishtinë, që të ndërmarrin masa për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në Pallatin e Drejtësisë.

Tashmë iu mbetet kryetarëve të gjykatave në Pallatin e Drjetësisë, që në bazë të vlerësimit të mund të reduktojnë ose pezullojnë punën.

Në mbledhjen e sotme, kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaçi pavarësisht nga vlerësimi i kryetarëve, tha se mund të vendosin për reduktimin apo pezullimin deri në përmirësimin e gjendjes.
“Autorizojmë kryetarët e Gjykatës Supreme, së Apelit, Komerciale, Themelore dhe Administrative që të vlerësojnë kushtet e punës, gjendjen e temperaturave të larta dhe pavarësisht nga vlerësimi të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësimin e gjendjes”, tha Thaçi.

Ai tha se gjendja në Pallatin e Drejtësisë është alarmante dhe e patolerueshme./KP

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter