Një person është arrestuar pasi dyshohet për përfshirje në një rast zjarrvënieje në fshatin Rubovc i Madh, në komunën e Lipjanit.
Pas veprimeve hetimore të policisë, i dyshuari është identifikuar dhe ndaluar një ditë pas raportimit të rastit.
Ai është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivin e zjarrvënies.






