Maqedonci uron SHBA-në për 4 korrikun: Kosova qëndron krenare krah aleatit të saj më të ngushtë

featured
Press Online
04 Korrik 2026, 09:31

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar rolin e tyre si simbol i lirisë dhe aleat i ngushtë i Kosovës.

Ai theksoi se, ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë 250-vjetorin e pavarësisë, nderohet një komb, përkushtimi i palëkundur i të cilit ndaj lirisë ka frymëzuar mbarë botën.

“Kosova qëndron krenare krah mikut dhe aleatit të saj më të ngushtë. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Maqedonci.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter