Osaj emërohet atashe e Mbrojtjes në Shqipëri, gruaja e parë e FSK-së në këtë detyrë

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 16:36

Nënkolonelja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fatbardha Osaj, ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, me seli në Tiranë.

Ky emërim shënon një moment të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonelja Osaj bëhet gruaja e parë që emërohet në detyrën e atasheut të Mbrojtjes në Shqipëri.

Sipas njoftimit, emërimi dëshmon përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar.

Me këtë detyrë, nënkolonelja Fatbardha Osaj do të përfaqësojë interesat e mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Shqipëri, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter