Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani priti sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, në kuadër të vizitave të tij komunave të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë takimit, u diskutua mbi projektet aktuale dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, avancimin e standardeve evropiane në nivel lokal, si dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, ambasadori zhvilloi një takim me kryetarin e Këshillit të Komunës, Valdet Xhaferi, dhe me këshilltarët komunalë, ku u diskutuan çështje me rëndësi për qytetarët e Gostivarit.
Para përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe këshilltarëve komunalë, u prezantua programi ekologjik LIFE, si një nga instrumentet kryesorë të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit dhe ndikimin klimatik.
Bashkimi Evropian vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit lokal përmes programeve dhe investimeve që kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme dhe më cilësore për qytetarët tanë.








