Ditë përvëluese, në disa vende deri në 39 gradë, netë të nxehta – valë e të nxehtit deri në mes të javës së ardhshme

featured
Press Online
26 Qershor 2026, 14:35

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, deri në mes të javës së ardhshme na pret mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30°C, ndërsa në disa vende do të arrijë deri në 39°C. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës, njoftojnë nga DPHM.

Moti sot është me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 deri në 37 gradë, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me shi, bubullima dhe erë të përforcuar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter