Franca, Anglia dhe Argjentina favoritet e Botërorit të Futbollit!

featured
Press Online
21 Qershor 2026, 18:38

Pas xhiros së parë të takimeve në këtë Botëror futbolli, superkompjuteri i njërit prej instituteve më të mirë të statistikave ka ribërë llogaritë duke dhënë edhe një herë përqindjet e mundësive të disa skuadrave për të ngritur lart trofeun në New Jersey.

Franca e Olise me shokë ka 15.40% të shanseve që të festojë me trofeun në finalen e madhe dhe të fitojë për herë të tretë trofeun.

Pas tyre renditen “Tre Luanët” e Harry Kane, të cilët kanë 12.26% të shanseve për të triumfuar në finalen e madhe dhe për t’i dhënë fund “mallkimit” 60 vjeçar.

Ekipi i tretë favorit për të fituar Kupën e Botës janë kampionët në fuqi. Argjentina ka 12.18% të shanseve për të mbrojtur titullin e fituar në Katar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter