Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

featured
Press Online
20 Qershor 2026, 01:19

Nis seanca në Gjykatën Administrative për padinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit që e heton, Ols Dado.

Vetë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, kërkoi që gjykimi të vazhdojë edhe pa praninë e përfaqësueses ligjore të KLP-së, Danja Hopdari.

Erion Veliaj: “Ne nuk kemi një përgjigje nga ana e KLP-së. Ajo investon më shumë në terr sesa në dritë. KLP-ja nuk është mbledhur kurrë për ankesën tonë. Unë mendoj se është më mirë që seanca të vazhdojë në mungesën e saj.”

Avokati i Ols Dados, Erabër Madhi, u shpreh gjithashtu pro vazhdimit të seancës, pasi qëndrimin e saj KLP-ja e ka bërë të ditur përmes një shkrese zyrtare.

Ndërkaq, seanca nisi me tensione pas ndalimit të kamerave në sallën e gjykimit.

Plarent Ndreca, avokati i Erion Veliajt tha: “Seanca është publike. Çfarë bën një punonjës i Policisë së Shtetit në këtë sallë gjyqi? Çfarë bën kryesekretarja e gjykatës që vendos nëse lejohen apo jo kamerat? Mbyllja hermetike e një gjykate, referuar Kushtetutës, është e papranueshme. Ky proces duhet të jetë në sytë e publikut. Ka një udhëzim të KLGJ-së, të cilin ju e përdorni si bazë ligjore. Udhëzimi i KLGJ-së ndërhyn në kompetencat tuaja si gjyqtar.”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter