Padia e Veliajt ndaj Ols Dados, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative, kur u caktua gjyqi i ardhshëm

featured
Press Online
20 Qershor 2026, 00:38

Në datën 3 korrik, ora 13:00 do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për padinë që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë ndaj prokurorit Ols Dado.

Në seancën që u mbajt këtë të premte,  kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se prej 500 ditësh është i pezulluar nga detyra nga një “noter me pesa”, ndërsa kritikoi mungesën e prokurorit Ols Dado në gjyq.

“Po të isha në vendin tuaj, do të isha i shqetësuar që përfaqësuesja e KLP-së gënjeu hapur. Minimalisht, ju duhet t’u tërhiqni vëmendjen institucioneve shtetërore. Kemi arritur në ditën kur përfaqësuesja e një institucioni të lartë të drejtësisë gënjen hapur. Për diplomën me pesa të të akuzuarit, unë jam sot 500 ditë larguar nga detyra nga një noter me pesa. Nuk po flas më për veten time, sepse nuk kërkoj mëshirë nga askush. Unë edhe në maternitet do të shkoj me polic.

Pas 500 ditësh, Olsi Dado nuk denjon të vijë. Ju e dini që ai e ka marrë shkollën me pesa. Nuk ka asnjë dosje. Është qokë. Edhe Bamir Topi doli dhe tha hapur se bëhej fjalë për një qokë. Kush i pastron plehrat? Janë bërë mullar, aq sa shoh nga dritaret e autobusit. Kush i ndërton kopshtet? Sot Tirana po drejtohet nga njerëz që nuk i ka votuar askush. Ktheni solemnitetin e procesit. Ju jeni zoti i seancës. Si qenka KLGJ-ja? Atëherë kot që jemi këtu. Nëse KLP thotë se kemi bërë prokuror noterin me pesa që shkatërroi jetën e një njeriu, kush e përfaqëson tani KLP-në? Askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të mbetet pa mbrojtjen minimale që të jep ligji”, tha Veliaj.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter