Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

25 Nëntor 2026

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sinjal pozitiv nga Kupa e Shqipërisë, nevojë për rritje cilësie të Superiores!

Press Online18 Qershor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, publikoi gjetjet e raportit “UEFA Grow Market Research”, një studim i realizuar nga agjencia Nielsen, që ofron një pasqyrë të qartë mbi perceptimin, interesin dhe nivelin e ndjekjes së kampionateve vendase në Shqipëri.

Raporti shërben si një bazë e rëndësishme për të kuptuar më mirë pritshmëritë e publikut, sfidat aktuale dhe drejtimet ku duhet të fokusohet puna për rritjen e cilësisë, atraktivitetit dhe ndjekjes së futbollit vendas.

Kupa e Shqipërisë, sinjal pozitiv për interesin e publikut

Një nga gjetjet më pozitive lidhet me Kupën e Shqipërisë, ku interesi i publikut ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 54%, nga 38% që ishte në vitin 2016. Kjo shifër e vendos këtë kompeticion mbi mesataren europiane prej 32%.

Ky tregues dëshmon se formati eliminator, rivaliteti sportiv dhe emocionet që prodhon Kupa e Shqipërisë kanë potencial të qartë për të tërhequr më shumë vëmendje nga tifozët dhe mediat.

Abissnet Superiore, nevojë për rritje të cilësisë dhe komunikim më të fortë

Ndryshe nga Kupa, kampionati “Abissnet Superiore” përballet me sfida më të qarta. Sipas raportit, interesi për këtë kompeticion është aktualisht në nivelin 29%, nën mesataren europiane referuese prej 34%.

Edhe niveli i njohjes së markës së kampionatit mbetet një çështje që kërkon vëmendje. Raporti tregon se awareness për “Abissnet Superiore” është 58%, ndërsa te grup-mosha 25–44 vjeç ky tregues bie në 49%, dukshëm larg mesatares europiane prej 74%.

Kjo tregon se liga nuk ka arritur ende të krijojë praninë, identifikimin dhe peshën publike që duhet të ketë kampionati kryesor i futbollit shqiptar. Për këtë arsye, kërkohet një komunikim më agresiv, më i vazhdueshëm dhe më i lidhur tek klubet, lojtarët, rivalitetet dhe historitë që prodhon gara.

Raporti evidenton edhe arsyet kryesore të mungesës së interesit. 33% e të anketuarve e lidhin këtë me cilësinë e lojës në fushë, ndërsa 28% deklarojnë se nuk kanë lidhje emocionale me ndonjë prej klubeve pjesëmarrëse.

Këto janë tregues që nuk mund të injorohen. Ato kërkojnë më shumë punë nga të gjithë aktorët: federata, klubet, mediat, sponsorët dhe komunitetet lokale.

Rritja e cilësisë sportive duhet të shoqërohet me një mënyrë më moderne promovimi, me më shumë histori njerëzore, përmbajtje digjitale dhe lidhje direkte me tifozin.

Futbolli i vajzave, hapësirë e madhe për zhvillim

Raporti ndalet edhe te kampionati i vajzave “Abissnet Superiore”, ku evidentohen qartë hapësirat për përmirësim. Mungesa e mbulimit të mjaftueshëm mediatik dhe nevoja për ngritje të nivelit teknik mbeten faktorë që duhen adresuar me prioritet.

Futbolli i vajzave nuk duhet parë vetëm si detyrim zhvillimor, por si një mundësi reale për të zgjeruar bazën e futbollit shqiptar, për të krijuar modele të reja sportive dhe për të rritur përfaqësimin në të gjitha nivelet.

Objektivi: kampionate më cilësore, më të ndjekura dhe më të lidhura me tifozët

Gjetjet e raportit UEFA/Nielsen tregojnë se futbolli vendas në Shqipëri ka potencial të rëndësishëm për rritje, por njëkohësisht evidentojnë edhe sfida konkrete që kërkojnë angazhim të vazhdueshëm.

Rritja e cilësisë dhe konkurrueshmërisë në fushë mbetet një element kyç për të forcuar interesin e publikut, ndërsa promovimi më i qëndrueshëm dhe më kreativ i kampionateve vendase shihet si një domosdoshmëri për të rritur ndjekjen dhe identifikimin me garën.

Po aq i rëndësishëm mbetet edhe ndërtimi i një lidhjeje më të fortë emocionale mes tifozëve dhe klubeve, përmes historive sportive, rivaliteteve, identitetit lokal dhe përmbajtjes që e afron publikun me futbollin.

Në të njëjtën kohë, raporti nënvizon nevojën për mbështetje të mëtejshme të futbollit të vajzave, si një nga drejtimet me potencial të madh zhvillimi për të ardhmen e sportit në vend.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar që këto gjetje t’i kthejë në politika konkrete zhvillimi, me qëllim që kampionatet vendase të fitojnë më shumë cilësi, më shumë vëmendje dhe më shumë besim nga publiku.

Previous ArticleMucunski: Zgjerimi i BE-së duhet të mbetet një proces i bazuar në merita dhe kritere të qarta
Next Article Sela: Provimet shtetërore të jepen në Gjuhën Shqipe

Lajme të ngjashme

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

24 Nëntor 2026 SPORT

Tetë sulmuesit që Luis Enrique po i mban nën vëzhgim për afatin kalimtar të janarit

24 Nëntor 2026 SPORT

“Messi turk” njofton pensionimin e përkohshëm nga futbolli në moshën 29-vjeçare

24 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho e do yllin e Bundesligës te Real Madridi

24 Nëntor 2026 SPORT

Arsenali përgatit pesë goditje në afatin e janarit, në listë edhe ylli që kushton mbi 80 milionë euro

24 Nëntor 2026 SPORT

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit…

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka bërë të ditur se…

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

Press Online25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.