Çuditë e Botërorit, mediat janë të sigurta: Trajneri i përfaqësueses afrikane jep dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes së parë

featured
Press Online
15 Qershor 2026, 23:26

Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas një incidenti që dyshohet se përfshin djalin e tij.

Kjo është ajo që raportojnë mediat, të cilat shtojnë se vendimi vjen pas humbjes së rëndë 5–1 ndaj Suedisë në ndeshjen hapëse të fushatës së Botërorit, rezultat që shkaktoi reagime të ashpra nga tifozët tunizianë.

Sipas raportimeve të mediave dhe radios Mosaïque FM, djali i Lamouchit dyshohet se është sulmuar nga disa tifozë të zemëruar pas humbjes. Ai nuk është pjesë e stafit të kombëtares, por thuhet se kishte udhëtuar me ekipin pa autorizim zyrtar dhe ishte parë pranë stafit teknik gjatë përgatitjeve.

Pas këtyre ngjarjeve dhe tensioneve të krijuara, Lamouchi ka vendosur të largohet nga detyra e trajnerit. Sipas raportimeve, ish-trajneri Mondher Kebaier pritet të marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të turneut.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter