Analisti Visar Ymeri ka reaguar lidhur me pretendimet e ngritura në opinion publik për ndikim të mundshëm financiar ndaj gazetarëve dhe analistëve në përkrahjen e një kandidateje për deputete nga radhët e LDK-së, Alisa Jetullahu.
Ymeri ka deklaruar se se akuzat nuk qëndrojnë dhe se është i interesuar të dijë nëse ekziston ndonjë bazë ligjore që Prokuroria të nisë hetime për këtë çështje.
Ai ka shtuar se është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me institucionet e drejtësisë në rast se kërkohet sqarim apo dëshmi lidhur me pretendimet.
Sipas Ymerit, këto akuza janë bërë me qëllim të diskreditimit të tij Ylli Hoxhës, Debat Plus dhe disa gazetarëve e analsitëtve të tjerë.
Hoxha i hedh poshtë pretendimet për ndikim financiar në përkrahjen e kandidates së LDK-së: Jam i gatshëm edhe për poligraf
“Pajtohem më Yllin që nuk ka asgjë të vërtetë. Së dyti, po jam i interesuar nëse prokuroria ka bazë për të nisur një hetim për këtë punë. Edhe unë jam i gatshëm sikur Ylli 24 orë me iu përgjigj prokurorisë për këtë gjë. Njerëzit që i ikin prokurorisë kanë diçka për të fshehur, unë nuk i iki se nuk kam çka për të fshehur.
https://www.youtube.com/watch?v=CCw0wrGUpxA







