Situata e luftës në Lindjen e Mesme ka sjellë shumë telashe sa i përket përfaqësueses së Izraelit, që është kthyer në e padëshiruar në shumë vende të Europës. Në fakt, ajo e kishte të pamundur të gjente miqësore për qershorin po të mos ishte për Shqipërinë e cila pranoi që të luante me të, për më tepër me tifozë në Tiranë.
Por kështu nuk e mendojnë në vend të tjera dhe prej muajsh, opinioni sportiv në Irlandë ka dalë kundër zhvillimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve me të. Tifozët janë shprehur hapur kundër dhe kanë kërkuar që Irlanda të bojkotojë ndeshjet me izraelitët.
Por Federata në fund ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të luajtur ndeshjen, duke marrë edhe miratimin e UEFA-s e cila në fakt e ka kërcënuar se nëse nuk paraqitej, do të përballej me sanksione të shumta.
Federata Irlandeze bëri të ditur sot se kishte marrë “ok” nga UEFA që ndeshja e 4 tetorit mes dy skuadrave në Ligën e Kombeve, të luhej në një fushë asnjanëse me dyer të mbyllura, edhe pse irlandezët do të cilësoheshin si pritës. Në këtë mënyrë, nuk do të gjendej as përballë trysnisë së tifozëve të vet dhe as nuk do të rrezikonte një pezullim të mundshëm nga UEFA nëse nuk pranonte të luante me Izraelin.
LEXO EDHE: “Unë dhe Hazard jemi blerjet më të këqija të Real Madrid”, “zbërthehet” Kaka: Yamal më kujton Neymarin, ja biseda me Perezin!
Të dy skuadrat janë në të njëjtin grup të Ligës së Kombeve me Kosovën dhe Austrinë. Kujtojmë se Federata e Irlandës është një prej atyre që kanë kërkuar përjashtimin nga UEFA të Izraelit për sa kohë që vazhdon konflikti në Lindjen e Mesme dhe sulmet në rripin e Gazës.







