PRISHTINË — 12 Qershor 2026 – Sunny Hill Festival ka konfirmuar sot zyrtarisht rikthimin e një prej emrave më të mëdhenj të muzikës elektronike në botë: Martin Garrix.
Pesë herë i zgjedhur si DJ numër #1 në botë (DJ Mag), producenti dhe hitbërësi holandez do të ngjitet në skenën kryesore të Sunny Hill Festival, duke iu bashkuar një lineupi tashmë të jashtëzakonshëm të artistëve që po vijnë në festival për këtë edicion. Nuk është thjesht një titull: që nga viti 2016, Martin Garrix nuk ka dalë kurrë jashtë Top 5 DJ-ve të parë në botë.

Me hite globale që kanë definuar dekadën e fundit të muzikës si “Animals”, “Scared to Be Lonely” (në bashkëpunim me Dua Lipën) dhe “In the Name of Love”, Garrix sjell në Prishtinë një nga produksionet më të fuqishme të industrisë.
Ky rikthim vjen pas performancës së tij historike në edicionin e parë të festivalit në 2018, duke vulosur sërish statusin e Sunny Hill si destinacioni #1 i muzikës dhe kulturës në gjithë Evropën Juglindore.
Rikthimi i Martin Garrix plotëson programin super ambicioz për këtë edicion, ku tashmë janë konfirmuar yje të përmasave globale si Katy Perry, krahas emrave kryesorë të skenës elektronike botërore si Pawsa, Keinemusik (Adam Port & Rampa), Carlita dhe Manifest.
Për tre ditë, Sunny Hill pritet të shërbejë mbi 100,000 pjesëmarrës nga rreth 60 vende të ndryshme të botës. Përveç emrave të mësipërm, festivali do të jetë nikoqir i dhjetëra artistëve të tjerë ndërkombëtarë dhe talentëve në rritje nga rajoni, emrat e të cilëve do të zbulohen në ditët në vijim.
Ndikimi i Sunny Hill Festival në Kosovë: Nga kultura në ekonomi
Sunny Hill Festival nuk është thjesht një ngjarje muzikore. Është instrumenti më i fuqishëm i diplomacisë kulturore që ka prodhuar Kosova. Oda Ekonomike i ka dhënë festivalit çmimin “Economic Impact Award 2025”, duke e njohur atë si model të suksesshëm se si ngjarjet kulturore dhe muzikore mund të bëhen motor i zhvillimit ekonomik dhe i diplomacisë kulturore.
Ndikimi i drejtpërdrejtë financiar është i matshëm dhe i dokumentuar. Vetëm Prishtina ka fituar mbi 22 milionë euro nga edicioni i fundit i festivalit, duke përfshirë hotelet, gastronominë, transportin, shitjet me pakicë, qeratë, veshjet etj.
Gjatë javës së festivalit, është raportuar se 96 për qind e akomodimeve në të gjithë Kosovën janë plotësisht të rezervuara. Hotelet e Prishtinës arrijnë 99 për qind të kapacitetit, duke përfshirë edhe pronat Airbnb, ndërsa impakti total ekonomik vlerësohet në miliona euro brenda vetëm një jave.
Mbulueshmëria mediale ndërkombëtare ka arritur nivele të jashtëzakonshme. Vetëm në edicionin e fundit, nga analiza e Sunny Hill Festival me 72 artikuj të përzgjedhur dhe promovimi i artistëve në rrjetet sociale llogaritet që arrin deri në 24 milionë euro vlerë të investimit në imazh për Kosovën.
Sunny Hill Festival është nominuar për “Best in Europe” në kategorinë Mid-Sized Festival nga European Festival Awards, duke u renditur ndër Top 10 festivalet më të mira të Europës.
Biletat për Sunny Hill Festival mund të blihen në www.sunnyhillfestival.com
Shume faleminderit,
Yllka Blakqori








