Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi se ka miratuar fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi për përfshirjen në modelin “Roaming si në shtëpi”, respektivisht për heqjen e tarifave të roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimor, informon PressOnline.al.
Modeli “Roaming si në shtëpi” do t’u mundësojë qytetarëve të gjashtë venE madhee të Ballkanit Perëndimor të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin mobil gjatë udhëtimeve jashtë vendit pa paguar tarifa shtesë për roaming, në të njëjtat kushte si në vendin e tyre.
Pas vendimit të sotëm, Komisioni Evropian do të nisë negociata me secilin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Para se të përfshihen në zonën “Roaming si në shtëpi”, secili vend duhet të zbatojë ndryshime ligjore dhe të harmonizohet plotësisht me legjislacionin evropian në fushën e telekomunikacioneve.
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, së fundmi deklaroi se heqja e roamingut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor varet nga dinamika e BE-së dhe, sipas një skenari optimist, kjo mund të ndodhë më 1 janar 2027. (PressOnline.al)





