Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Armend Baloku, ka folur për arsyet e përfshirjes së tij në politikë, duke theksuar rëndësinë e arsimit, kulturës dhe zhvillimit të artit në vend.
Në emisionin FIVE, Baloku tha se fusha e artit në trevat shqiptare ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe përfshirje më të madhe të nxënësve në aktivitete kulturore që në shkollë.
Ai propozoi që shkollat fillore dhe të mesme të kenë lëndë dhe programe obligative që i afrojë nxënësit me jetën kulturore dhe artistike, me qëllim krijimin e një publiku të edukuar në këtë fushë.
Baloku theksoi se një nga arsyet kryesore pse është përfshirë në politikë është pikërisht kontributi në kulturë, duke shtuar se e sheh veten të angazhuar edhe në projektin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
“Por meqë vijë nga terrenet e Pejës do ta ndjej të nevojshëm obligative së fundi ministrja Fitore Pacolli e ka rikthyet në rishqyrtim ligjin për Parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna, do të përfshihem mirë ka bërë me veprimin e saj, shumë njerëz atje njoh dhe jam i interesuat të dijë ankesat që i kanë, dhe pasi të bëhet Kuvendi të jem në Kuvend do të përfshihem në komision për këtë”, ka deklaruar ai.
Ai tha gjithashtu se ka një përvojë të gjatë politike si votues dhe se mbështet Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të figurës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, të cilin e vlerëson si të pakorruptueshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=zYyB8L63riA



