OKTA rikthen lirimin prej 2 denarëve për çmimin e benzinës, por jo edhe për naftën

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 13:58

Kompania SHA OKTA Shkup vendos zbritje të përkohshme prej 2 denarë për litër për benzinat me 95 dhe 98 oktanë, si pjesë e përpjekjeve për mbështetjen e tregut vendas të karburanteve, përcjell TV21. Masa do të zbatohet në periudhën nga 2 deri më 16 qershor të këtij viti.

Nga kompania bëjnë të ditur se vendimi është marrë si rezultat i lëvizjeve aktuale të çmimeve ndërkombëtare të karburanteve, por edhe si pjesë e komunikimit të vazhdueshëm me Qeverinë, të drejtuar drejt zbutjes së presionit të çmimeve mbi qytetarët dhe ekonominë.

Zbritja do të vlejë për të gjithë tregtarët që furnizohen me benzinë nga “OKTA”, si në tregun me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë.

Nga kompania theksojnë se me këtë masë u jepet mundësi tregtarëve që ta pasqyrojnë mbështetjen në çmimet përfundimtare për konsumatorët, por nënvizojnë se ata vazhdojnë të përcaktojnë në mënyrë të pavarur çmimet me pakicë, në përputhje me politikat e tyre tregtare dhe kushtet e tregut.

Sipas vlerësimeve, kontributi total i SHA OKTA Shkup për mbështetjen e tregut përmes këtyre masave do të kalojë 7 milionë euro.

Kujtojmë se paraprakisht, OKTA ofronte lirim prej dy denarë për çmimet e benzinave dhe tre denarë për çmimin e naftës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter