Haxhiu nga Kçiqi: Qytetarët po kërkojnë ndryshim dhe fund të krizës

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 00:35

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë mbështetje nga qytetarët gjatë një tubimi në Kçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se qytetarët po kërkojnë ndryshim dhe nuk pranojnë më, sipas tij, varfërimin, degradimin institucional dhe mungesën e perspektivës.

Ai ka theksuar se kriza ekonomike, sociale dhe politike mund të ndalet përmes angazhimit qytetar në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Stop krizës, ndrysho Kosovën”, ka shkruar Haxhiu.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter