Haliti thotë se Kurti ka fobi ndaj UÇK-së dhe figurave qendrore të saj

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 01:16

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti lidhur me mungesën e tij në protestën “Liria ka Emër”, e cila është organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Haliti tha se Kurti nuk merr pjesë në protesta të tilla, duke theksuar se i ka “fobi” figurat kryesore të UÇK-së.

“Albin Kurti nuk del në protesta se ka fobi ndaj UÇK-së, ndaj figurave qendrore të UÇK-së.  Nëse kanë bërë të tjerët zullum atëherë e ka përfshirë edhe Rexhep Selimin ajo akuza e Albin Kurtit se këta janë zullumqar e jo pushtetarë”, ka deklaruar ai.

Haliti gjithashtu e ka kritikuar Kurtin për mënyrën e ushtrimit të detyrës së kryeministrit, duke thënë se ai nuk ka vepruar në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

Ai ka shtuar se parimi “askush nuk është mbi ligjin” duhet të respektohet nga të gjithë bartësit e institucioneve.

https://www.youtube.com/watch?v=kg3xqmAohZs

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter