Një person dyshohet se u vra nga të shtënat me armë në Prishtinë

featured
Press Online
27 Maj 2026, 21:17

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur të martën mbrëma në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në kryeqytet.

“Njësitet policore dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull)”, deklaroi Pllana.

Sipas tij, Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

https://www.facebook.com/share/r/1CkENtZyXz/

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter