Jaclyn Smith ka habitur fansat me paraqitjen e saj elegante dhe energjinë rinore gjatë mbrëmjes gala për 50-vjetorin e serialit legjendar “Charlie’s Angels”.
Aktorja 80-vjeçare u shfaq në eventin e mbajtur në The Plaza Hotel së bashku me kolegen e saj Kate Jackson, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve.
E pyetur për sekretin e bukurisë dhe vitalitetit që vazhdon ta karakterizojë edhe sot, Smith dha një përgjigje të thjeshtë, por që preku shumë njerëz:
Të jetosh shëndetshëm dhe të të duan”.
Aktorja tregoi se lumturia e saj buron kryesisht nga familja dhe dashuria që merr nga njerëzit më të afërt.
Ajo foli me emocion për bashkëshortin e saj, kirurgun Brad Allen, me të cilin është e martuar prej vitit 1997, si dhe për fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj.
Për mua, gjithçka varet nga dashuria dhe familja
-u shpreh ajo gjatë eventit.
Duke reflektuar mbi karrierën e saj dhe ndikimin që pati seriali në televizion, Smith tha se në fillim nuk e kishte kuptuar sa shumë kishte ndikuar te publiku, por sot beson se “Charlie’s Angels” ndryshoi mënyrën se si gratë përfaqësoheshin në ekran, duke hapur rrugë për personazhe më të forta dhe të pavarura femërore.




