Rama: Shqipëria, në BE në 2030! molotovarët tentuan të pengonin procesin, por dështuan

featured
Press Online
24 Maj 2026, 17:53

Konferenca ndërqeveritare e 26 majit  ishte në fokus të podcastit të Kryeministrit Edi Rama këtë të djelë. Ai nënvizoi se tashmë vendi ynë ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave.

 “Kemi ngjitur një tjetër lartësi të vështirë drejt majës, ku do të arrijmë me çdo kusht brenda kësaj dekade dhe ku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit aty, në oborrin e shtëpisë së madhe të Europës së Bashkuar”, tha Rama.

Kryeministri akuzoi sërish opozitën, që sipas tij tentoi të bllokonte procesit me qëndrimet e saj.

 “Molotovarët” e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative, u lëshuan rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës, gëzonin si fëmijët kur fotot e kazanëve me flakë apo të molotovëve e flakadanëve që hidheshin nëpër Tiranë bënin xhiron në median e botës. Mblidh e hidh jargë urrejtjeje politike, pasqyrë më pasqyrë, u lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi proverbial krejt edhe ajo çka ndodhi me të ashtuquajturën vizitë treditore në Ministrinë e Jashtme në Berlin”, shtoi kryeministri.

Rama bëri me dije se Shqipëria do të përfitojë edhe 49 milionë euro të tjerë nga Brukseli në kuadër të planit të rritjes.

 “Plani i Rritjes është një plan financimi mbi bazë rezultatesh dhe janë rezultate të certifikuara nga Komisioni Europian, të padiskutueshme në objektivitetin e tyre, sepse, ndryshe nga sa e përflasin ditë e natë ata që në fund gjithmonë humbasin, Shqipëria jonë, Shqipëria europiane që po ndërtojmë, është një histori suksesi, një histori që nuk shkruhet me britma, nuk bëhet me shpifje apo me molotovë, por me vizion, me punë, me durim të madh dhe me përkushtim hap pas hapi, reformë pas reforme”, u shpreh Rama.

Shënimët e kësaj jave në podcastin Flasim, kryeministri Rama i solli ndryshe pasi video erdhi nga Tokio, ku ai zhvilloi një vizitë zyrtare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter