Gashi i LDK-së nga Zvicra: Mërgata mbetet zemra e lidhjes së Kosovës me Evropën

featured
Press Online
24 Maj 2026, 15:50

Arben Gashi, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, ka bërë të ditur se pas takimeve me bashkatdhetarët në Austri, ka vazhduar aktivitetet me mërgatën shqiptare në Zvicër.

Gashi tha se angazhimi për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për Kosovën mbetet maksimal, ndërsa theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për vendin.

Në takimet në Austri morën pjesë edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl dhe deputeti austriak Andreas Minnich.

“Mërgata jonë mbetet zemra e lidhjes së Kosovës me Evropën — me besim, punë dhe përkushtim të përhershëm ndaj atdheut”, ka shkruar Gashi.

Ai shtoi se përkrahja dhe miqësia ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë të fuqishme edhe në arenën ndërkombëtare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter