VLEN del si forca kryesore në kampin politik shqiptar, sipas të dhënave të publikuara nga kjo parti, duke iu referuar një ankete të realizuar nga Stratum R&D, informon PressOnline.al.
Në këtë anketë të realizuar VLEN rezulton me 34.5 për qind të mbështetjes, ndërsa BDI renditet pas saj me 30.9 për qind. Diferenca mes dy subjekteve politike është 3.6 pikë përqindjeje në favor të VLEN-it.
Sipas të dhënave të paraqitura, anketa është realizuar me 1200 të anketuar. Nga VLEN këto rezultate janë interpretuar si konfirmim i rritjes së mbështetjes për këtë subjekt politik dhe pozicionimit të tij si faktor kryesor në skenën politike shqiptare.
Rezultatet e publikuara vijnë në një periudhë kur raportet mes partive shqiptare mbeten në fokus të zhvillimeve politike në vend, ndërsa gara për mbështetjen e elektoratit shqiptar vazhdon të jetë një nga çështjet më të rëndësishme në skenën politike. (PressOnline.al)



