Në vazhdim po ua përcjellim komunikatën e plotë të LSDM-së:
Qytetarët morën edhe një konfirmim nga VMRO-GOK, qeveria e Mickoskit është plot me pasaporta bullgare. Refuzuan ta pranojnë propozim-ligjin e LSDM-së, me të cilin ministrat, zëvendëskryeministrat dhe anëtarët e Qeverisë nuk do të mund të kishin shtetësi të dyfishtë.
Pse?
Sepse atëherë gjysma e Qeverisë së Mickoskit do të duhej të largohej.
E gjithë Qeveria mund të jetë e përbërë nga shtetas bullgarë, por pakicat nuk mund të hyjnë në Kushtetutë.
Çfarë hipokrizie, çfarë mashtrimi ndaj qytetarëve të vet.
Fillimisht e pranuan Marrëveshjen e Prespës si kryevepër të diplomacisë.
Pastaj pranuan se me Marrëveshjen e Prespës janë të mbrojtura gjuha maqedonase, identiteti kombëtar maqedonas dhe kultura.
E pranuan edhe NATO-n si gjë të mirë për investimet dhe sigurinë.
Ndërsa tani erdhi edhe një konfirmim tjetër: Mickoski ka Qeveri plot me pasaporta bullgare dhe shtetësi bullgare.
Me vite përhapën histeri, frikë dhe i gënjyen qytetarët se identiteti maqedonas është i rrezikuar, pikërisht ata që kanë pasaporta bullgare në xhepa.
Zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, kryetarë komunash, drejtorë, një rrjet i tërë funksionarësh të VMRO-GOK me pasaporta bullgare, të cilët me vite shisnin patriotizëm të rremë, ndërkohë që në heshtje siguronin dokumente evropiane për veten dhe për familjet e tyre.
Derisa e mbajnë Maqedoninë në izolim dhe qëllimisht krijojnë konflikte me Bullgarinë, shumë funksionarë të VMRO-OKG kanë siguruar pasaporta bullgare – pasaporta të Bashkimit Evropian.
Refuzimi i Ligjit e nxori në pah gjithë politikën e tyre hipokrite. Më nuk mund ta gënjejnë askënd.
Qytetarët po e shohin të vërtetën.
Më të zëshmit kundër Evropës janë pikërisht ata që prej kohësh e kanë siguruar Evropën për vete”.



