Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është pyetur në “Interaktiv” të KTV-së, nëse këto janë zgjedhjet e fundit për këtë vit.
Kurti tha se nuk e dinë, por shtoi se beson që janë të fundit për vitin 2026.
Ai ka thënë se zgjedhjet kushtojnë mbi 10 milionë euro dhe rrezikohen dhjetëra miliona tjerë.
“Jemi ku jemi pasi tashmë kemi entitet të konsoliduar politik, që është blloku opozitar përkundër qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe po përdor aspekte të ndryshme kushtetuese, procedurale vetëm për të mos ecur para me shpejtësinë e duhur”, tha Kurti.
Zgjedhjet e 7 qershorit janë të tretat nacionale që nga shkurti i vitit të kaluar. Vendi shkoi te zgjedhjet e 7 qershorit, pasi deputetët dështuan ta zgjedhin presidentin.
Kurti ka thënë se takimet që ka pasur me liderë të opozitës ishin mbarë dhe kalonin në atmosferë konstruktive, por thotë se propozime për presidentin jepte vetëm ai.
“Partitë opozitare të këtij bllokuan ndryshuan sjellje e pamje, por jo qëndrime. Pasi nuk gjetëm figurë konsesuale provova të bashkëqeverisi, siç kisha propozuar në vitin 2025”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka ofruar pozitën e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri.
“I kanë 15 deputetë e ne 66. Ishte dyfishi që ka partia Guxo në qeverisje që ka garuar në listë me mua”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se nuk ka qenë problemi propozimet e ndryshme që bënte, por problem ishte dendësia e refuzimeve të propozimeve nga partitë opozitare. /Koha.net



