“I dhemb Drenica atinaj” – Lushtaku: Serbia më ka ndjek 20 vjet, nuk ia kam borxh Albin Kurtit, ai po rren, do ta padis

featured
Press Online
19 Maj 2026, 00:20

Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt në një lidhje direkte në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me deklarimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënë se kryetari i Skenderajt kishte tentuar të shkaktonte një aksident me eskortën ku ndodhej ai.

Ai ka thënë se Albin Kurti “e ka me të personale”.

“Po mendoj që Albini e ka me mua personale. Unë po besoj që kjo ka ndodh para një viti dhe policia hetimore e ka marrë rastin, e ka pa incizimin dhe kjo fare, fare s’ka të bëjë me atë që e thotë Kurti. Ky ka problem me mua, ka problem me Drenicën, ka problem me mënyrën se si ai mendon për Drenicën edhe tash kohëve të fundit, këto ditë, do me thënë e ka trajtu Drenicën sikur Veriun e Mitrovicës. Prandaj, unë jam kah e bëj edhe një status se kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Lushtaku.

Lidhur me pretendimet e Kurtit, ai ka thënë me ironi se:

“Tash unë duhet me mendu që kur ta shoh Albin Kurtin me eskortë të vetën unë duhet me u nal dikun, ja nëse e marr vesh që o kah vjen unë duhet me u skaju me naj rrugë ja me bo ndeshje dikun”.

“Unë po thom që policia hetimore e ka marrë, e ka pa incizimin dhe s’ka të bëjë fare, fare me çka thotë ai mashtrues, nuk ka të bëjë fare o vlla. Ky është problemi i tinaj që e ka me mu, e ka me Drenicën”.

Ai është pyetur nga moderatori Ermal Panduri se a do ta padisë Kurtin për këtë deklaratë.

“Patjetër që po, patjetër që po. Por, nuk është mirë një kryeministër i vendit tem me shpifë, me rrejt gjëra që nuk ekzistojnë”.

Lushtaku është pyetur po ashtu se meqë Kurti “e paska me ju, e paska me Drenicën”.

Panduri: A jeni ju krejt Drenica?

“Unë mendoj për shkak bindjeve politike jo për diçka tjetër. I dhemb Drenica atinaj o Ermal”.

Panduri: Çfarë problem personal ka me ju?

“Përpos që unë jam në Partinë Demokratike dhe unë i fitoj votat gjithmonë 80 për qind të votave. Nuk jam unë fajtor pse qytetarët e mi, qytetarët e Drenicës më njohin mua. Nuk më njeh ai i Gjilanit, ai i Ferizajt. Qytetarët e këtij vendi ma kanë jep besimin sa herë unë jam dal në zgjedhje, prandaj unë e lus Albinin, e lus fort të mos merret me mua. Mendoj që ka probleme Kosova të shumta edhe ekonomike edhe sociale, prandaj le të më len rahat o vlla se Serbia më ka ndjek 20 vjet, më ka dënu 20 vjet, prandaj nuk ja kom borxh”, ka thënë Lushtaku.

https://www.youtube.com/watch?v=flhLP5h1eRs

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter