Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

featured
Press Online
19 Maj 2026, 01:04

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se dialogu nuk do të thotë dështim, teksa shtoi se Republika Islamike po zhvillon dialon me dinjitet, autoritet dhe respekt për kombin.

“Dialogu nuk do të thotë dorëzim. Republika Islamike e Iranit zhvillon dialog me dinjitet, autoritet dhe respekt për të drejtat e kombit dhe në asnjë rrethanë nuk do të heqë dorë nga të drejtat legjitime të popullit dhe vendit”, shkroi Presidenti Pezeshkian.

Komentet e Presidentit iranian erdhën ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rriten, në një kohë që po diskutohet për një rifillim të mundshëm të luftimeve.

“Ne do t’i shërbejmë popullit në mënyrë racionale dhe me gjithë forcën tonë, deri në fund, dhe do të mbrojmë interesat dhe nderin e Iranit”, shtoi Pezeshkian.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter