Koha për vigjilencë – strukturat autoritare përshtaten shpejt

featured
Press Online
18 Maj 2026, 09:29

Shkruan: Xhabir Deralla

Edhe pse Peter Magyar aktualisht po zhvillon një betejë të rëndë në planin e brendshëm për ç'montimin e shtetit të kapur hungarez dhe për zhbllokimin e fonE madhee evropiane, fokusi i tij në ndërprerjen e kanaleve korruptive tashmë po jep rezultate në Ballkan.

Pa infuzionin financiar nga Budapesti, dhjetëra media në rajon, të cilat kanë mbijetuar falë “parave politike” hungareze, po përballen me presion që mund të çojë në uljen e financimit të tyre. Por kjo është vetëm e përkohshme.

Kur strukturat autoritare të pushtetit, të bashkuara me oligarkinë brenda dhe jashtë vendit, përballen me një tronditje zgjedhore në frontin politik të brendshëm, ato nuk tërhiqen në ndonjë qoshe për të lëpirë plagët e tyre politike e financiare dhe për të pritur drejtësinë për krimet e tyre. Përkundrazi, ato rigrupohen dhe ristrukturohen. Edhe gjatë periudhës së fuqisë së tyre më të madhe, ato punojnë mbi plane rezervë, duke korruptuar struktura në opozitë, media, akademi dhe shoqëri civile. brenda dhe jashtë vendit, përballen me një tronditje zgjedhore në frontin politik të brendshëm, ato nuk tërhiqen në ndonjë qoshe për të lëpirë plagët e tyre politike e financiare dhe për të pritur drejtësinë për krimet e tyre.

Në kushte të humbjes zgjedhore, kur janë në tërheqje, ato aktivizojnë mekanizmat e tyre të mbrojtjes dhe shpëtimit. Njëkohësisht, marrin mbështetje urgjente nga regjime aleate nga jashtë, për ta mbajtur makinerinë e tyre në funksion, fillimisht në mënyrë të fshehtë, por jo më pak të rrezikshme për zhvillimin demokratik.

Këtë e pamë në periudhën pas rënies së regjimit të Gruevskit. Ai tani ndodhet në Budapest, në pritje të vendimeve dhe veprimeve të administratës së kryeministrit të ri Magyar, por veprimtaria e tij dhe e partisë së tij, e cila tani është në pushtet në Maqedoninë e Veriut, mund dhe duhet të shërbejë si pikë historike referimi dhe si paralajmërim për pushtetin demokratik në Hungari.

Kjo histori po zhvillohet me shpejtësi, ndërsa heshtja strategjike ose ndryshimet e papritura në narrativat e aktorëve lokal në qarqet mediatike, intelektuale dhe joqeveritare nuk do të thotë se forcat antidemokratike janë mposhtur. Në javët dhe muajt e ardhshëm mund të pritet që këto struktura në sferën mediatike dhe civile të rikuperohen plotësisht dhe të vazhdojnë punën e tyre të turpshme në shërbim të qendrave autoritare të pushtetit dhe oligarkisë.

Strukturat autoritare në vend dhe në rajon kanë dëshmuar se mësojnë shpejt dhe se janë të afta të përshtaten me shpejtësi ndaj kushteve të reja. Kjo periudhë nuk nënkupton lehtësim, por nevojën për kujdes edhe më të madh përballë valës së re, më të rrezikshme, të rigrupimit të kapitalit dezinformues në Ballkan. (Civil Media)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter