Tiranë-Lezhë, starton etapa e parë e Turit Çiklistik/Kujdes akset që bllokohen!

featured
Press Online
18 Maj 2026, 09:23

Sot starton etapa e parë e “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”. Policia e Shtetit bëri me dije se për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar sportiv ka ndërmarrë një plan masash, në kuadër të të cilit bllokohen disa akse rrugore.

Nga ora 12:00, bllokohen: Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

Aktiviteti, i ndarë në 5 etapa, zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, në datat 18, 19, 20, 21 dhe 22 maj 2026.  Itinerari i etapave do të jetë si më poshtë:

-Etapa I-data 18.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

-Etapa II-data 19.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

-Etapa III-data 20.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

-Etapa IV-data 21.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

-Etapa V-data 22.05.2026

Orari i bllokimit: 10:00

Vlorë-Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

Etapat dhe itineraret

Etapa I – 18 maj 2026

Bllokimi nga ora 12:00

Tiranë → Thumanë → Milot → Rrëshen → Reps → kthim në Milot → finish në Lezhë

Etapa II – 19 maj 2026

Bllokimi nga ora 12:00

Lezhë → Vorë → Golem → Rrogozhinë → finish në Elbasan

Etapa III – 20 maj 2026

Bllokimi nga ora 12:00

Elbasan → Belsh → Kuçovë → Lushnjë → Fier → finish në Vlorë

Etapa IV – 21 maj 2026

Bllokimi nga ora 12:00

Vlorë → Tuneli i Llogarasë → Himarë → Kuç → Lepincë → Kotë → finish në Vlorë

Etapa V – 22 maj 2026

Bllokimi nga ora 10:00

Vlorë → Rrethrrotullimi i Lushnjës → finish në Fier

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter