Lirohen dy personat e ndaluar lidhur me sulmin e Mehanit në Skenderaj

featured
Press Online
15 Maj 2026, 18:19

Dy personat që ishin ndaluar nga dje për incidentin në Skenderaj ku mbetën të lënduar zëvendësministri Hysni Mehani dhe sekretari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Bahri Zabeli, janë liruar.

Këtë për Dukagjinin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Preteni, mes tjerash, bëri të ditur se të dy personat që ishin të ndaluar janë liruar me procedurë të rregullt.

Kujtojmë se kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pritet të intervistohet sot nga hetuesit teksa i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj Mehanit.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter