Aktorja e njohur Sienna Miller ka zgjeruar familjen e saj, duke mirëpritur në jetë fëmijën e tretë me partnerin Ollie Green. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë aktorja gjatë një interviste të fundit, ku foli për emocionet e kësaj periudhe të re në jetën e saj.
Ylli i filmave “G.I. Joe: The Rise of Cobra” dhe “American Sniper” tregoi se, megjithëse netët pa gjumë dhe lodhja janë bërë pjesë e rutinës së saj, po e përjeton amësinë me shumë dashuri dhe lumturi.
Kam një beb të vogël pranë meje
-u shpreh ajo me humor, duke pranuar se mungesa e gjumit ndonjëherë ia vështirëson edhe formulimin e fjalive.
Megjithatë, aktorja theksoi se ndihet “çmendurisht e dashuruar” me foshnjën e saj.
Përveç të porsalindurit, Sienna është edhe nënë e vajzës 13-vjeçare Marlowe, nga lidhja e saj e kaluar me aktorin Tom Sturridge, si dhe e një vajze dyvjeçare me Ollie Green, identitetin e së cilës çifti ka zgjedhur ta mbajë larg syrit të publikut.
Ndërkohë, aktorja vazhdon të jetë aktive edhe në karrierë. Ajo pritet të rikthehet së shpejti në ekran me projektin “Tom Clancy’s Jack Ryan: Ghost War”, ku do të interpretojë rolin e Emma Marlowe, një oficere e MI6.
Në intervistë, Miller u shpreh shumë entuziaste për këtë rol të ri, duke treguar se e ka shijuar interpretimin e një personazhi të fortë, të ftohtë dhe me sens humori.



