Aliu: Mbi 1.250 punësime në shëndetësi, infermierët janë shtylla e sistemit

featured
11 Maj 2026, 11:19

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, me rastin e shënimit të Javës Kombëtare dhe Evropiane të infermierëve dhe mamive, theksoi rolin kyç të infermierëve, teknikëve mjekësorë dhe mamive në funksionimin e sistemit shëndetësor.

Aliu deklaroi se ata përfaqësojnë bërthamën e shëndetësisë, duke marrë pjesë në të gjitha segmentet – nga parandalimi dhe diagnostikimi, deri te rehabilitimi dhe mbështetja e pacientëve dhe familjeve të tyre.

“Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar në forcimin e burimeve njerëzore në institucionet publike shëndetësore, ku janë realizuar mbi 1.250 punësime në sektorin publik të shëndetësisë, një pjesë e konsiderueshme prej tyre infermierë”, theksoi Aliu.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter