Valbon Limani: Rininë e konsiderojmë partner të barabartë në proceset vendimmarrëse

featured
Press Online
04 Maj 2026, 18:21

Në Komunën e Gostivarit sot u mbajt një debat i organizuar nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), ku morën pjesë përfaqësues nga komunat e Rajonit të Pollogut, organizata rinore dhe aktivistë të shumtë.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Youth Connect: Building Inclusive Participation Through Local Partnerships”, i mbështetur nga RYCO dhe i implementuar nga organizata HERA, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe rritjen e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, theksoi rëndësinë e rolit të rinisë në ndërtimin e politikave lokale.

“Rininë e konsiderojmë partner të barabartë në proceset vendimmarrëse, andaj përmes bashkëpunimit ndërkomunal dhe mekanizmave konkretë, po ndërtojmë politika që u japin zë dhe mundësi reale të rinjve”, deklaroi Limani.

Ai shtoi se Gostivari mbetet ndër komunat e pakta që përmbushin të gjitha kriteret e parapara nga Ligji për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, duke dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm në këtë drejtim.

Nga Komuna e Gostivarit theksojnë se do të vazhdojnë të investojnë në fuqizimin e të rinjve përmes funksionalizimit të Këshillit Lokal Rinor, zhvillimit të qendrave rinore, hartimit të strategjive konkrete dhe krijimit të hapësirave të dedikuara për zhvillimin personal dhe profesional të rinisë.

Ky debat shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e iE madhee dhe praktikave më të mira, me synim ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të rinjtë në nivel lokal dhe rajonal.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter