Mucunski: Bisedime me vendet e BE-së për uljen e radhëve të gjata në pikat kufitare

featured
Press Online
04 Maj 2026, 18:17

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka deklaruar se po zhvillohen diskutime me disa vende anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me menaxhimin e fluksit të qytetarëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor gjatë sezonit veror.

Ai theksoi se pritet që gjatë periudhës së verës, kur rritet ndjeshëm qarkullimi në kufij, të ndërmerren masa të caktuara për të lehtësuar situatën.

“Do të mund të konfirmoja se me shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian që kufizojnë rajonin Ballkanit Perëndimor kemi diskutime, dhe presim që në periudhën e verës kur të ketë periudha të turmave të mëdha, të ndërmerren masa kompetente. Në këtë moment zyrtarisht askush nuk ka marrë përgjigje. Prandaj them se nuk mund të ndajmë asgjë. Por ajo që mund të konfirmoj është se kemi bisedime, si dhe ka gatishmëri nga vendet anëtare në BE të tregohet fleksibilitet ndaj rajonit. Gjithçka tjetër që lexohej gjatë vikendit nëpër mediat, është estradë politike”, deklaroi Mucunski, përcjell PressOnline.al

Sipas tij, deri më tani nuk ka një vendim zyrtar nga vendet anëtare të BE-së, por ekziston vullnet për fleksibilitet ndaj rajonit, ndërsa raportimet e fundit në media i cilësoi si spekulime politike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter