Dramë për Milanin në Reggio Emilia, Sassuolo e mposht 2-0! Tomori ndëshkohet me karton të kuq!

featured
Press Online
04 Maj 2026, 00:45

Serie A e futbollit në Itali vijon këtë të dielë me sfidat e raundit të 35-të. Tre javë nga fundi i kampionatit, Sassuolo dhuroi befasinë duke mposhtur në shtëpi 2-0 Milanin. Kuqezinjtë për 65 minuta luajtën me një lojtar më pak pas daljes me dy kartona të verdhë të Fikayo Tomorit. Interit që pret Parmën sot në mbrëmje në ‘San Siro’ i nevojitet vetëm një pikë për të zyrtarizuar titullin e 21-të kampion në Itali.

NDESHJA – Sfida në Reggio Emilia nisi më mirë për Sassuolon që gjeti golin e avantazhit pas vetëm pesë minutave lojë me Berardin. Veterani mori një pasim nga Lauriente dhe me të majtën nga brenda zone ia ndali sferën në rrjetë portierit Maignan.

Në minutën e 9-të dhe 24-t Tomori u ndëshkua me dy kartona të verdhë duke lënë Milanin me dhjetë vetë në fushë për më shumë se 65 minuta. Nisja e fraksionit të dytë ‘vulosi’ tri pikët për Sassuolon, pasi këtë herë Armand Lauriente shënoi vetë golin e dytë.

LEXO EDHE: Jannik Sinner vijon me rekordet, tenisti më i ri që ka arritur në të gjitha finalet e Turneve Masters

Me 67 pikë Milani mbetet për momentin në vendin e tretë, ndërsa Juventusi kërcënon nga pas. Sassuolo me 49 pikë ngjitet në vendin e nëntë, me pikë të barabarta me Bolognan.

LEXO EDHE: A do të kualifikohet Irani në Kupën e Botës? Zbardhet data e vendimit përfundimtar në Zyrih, Italia shpreson

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter