Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, e surprizoi këngëtarin gjatë emisionit “S’e Luan Topi”, ku foli hapur edhe për raportin e tij me Selin Bollatin në “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë intervistës, ajo sqaroi aludimet që u krijuan gjatë kohës sa Miri ishte pjesë e reality show-t, duke theksuar se nuk ka ndier asnjëherë xhelozi ndaj Selinit.
Sipas Rabeas, arsyeja kryesore ishte besimi i plotë që ka pasur dhe vazhdon të ketë ndaj partnerit të saj.
Mesazhin që kishin dhënë të tjerët jashtë, nëse nuk jeni në të njëjtën situatë mos na gjykoni pa bazë. Mendohuni përpara se të flisni. Nuk jam ndjerë xheloze për Selin, absolutisht që jo. E para punës kam pasur dhe kam besim tek Miri. Nuk kam pse të jem xheloze për një gjë që nuk ekzistonte.
Ajo u shpreh se nuk kishte pse të ishte xheloze për diçka që, sipas saj, nuk ka ekzistuar kurrë.
Jam shumë e bindur. Kur ke besim tek partneri yt nuk ke pse je xheloze. Kisha besim të plotë, e kam akoma
Në vijim të intervistës, edhe Miri zbuloi një detaj personal lidhur me shtetësinë gjermane.
Ai tregoi se deri më tani nuk e kishte marrë pasaportën gjermane, edhe pse prej vitesh është i martuar me një shtetase të Gjermanisë.
Sipas tij, arsyeja ishte se më parë do t’i duhej të hiqte dorë nga shtetësia shqiptare, gjë që nuk kishte dashur ta bënte kurrë.
Miri shtoi se tashmë rregullat kanë ndryshuar dhe mund t’i mbajë të dyja shtetësitë, ndaj ka bërë aplikimin së fundmi.
Deklaratat e çiftit kanë marrë vëmendje të madhe në rrjet, sidomos pas dinamikave që shoqëruan rrugëtimin e Mirit në “Big Brother VIP Albania”.



