Nagavci: S’kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim nga LDK e PDK, i ftojmë t’i propozojnë tre emra për presidentin

featured
Press Online
26 Prill 2026, 22:12

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë propozim konkret nga opozita për çështjen e presidentit.

Ajo ka theksuar se, përtej deklaratave në rrjete sociale të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk është dorëzuar zyrtarisht asnjë propozim për t’i dhënë vendit një president konsensual.

Sipas saj, LVV ka hequr dorë nga pozita e presidentit dhe ka ftuar opozitën që të propozojë tre kandidatë të pranueshëm, jashtë skenës politike.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! dje e bëri edhe një hap tutje për të mundësuar tejkalimin e ngërçit në zgjidhjen e presidentit, duke hequr dorë nga kjo pozitë dhe duke ftuar dy partitë më të mëdha opozitare që të vijnë me 3 propozime të kandidaturave unifikuese jashtë skenës politike, me integritet e kontribut të dëshmuar. Përtej deklaratave në media e rrjete sociale nga PDK e LDK, deri më tani, ne nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues”, ka shkruar ajo në Facebook.

Nagavci ka shtuar se, për shkak të afateve dhe rëndësisë së situatës, pret që opozita të japë propozime konkrete, duke i bërë thirrje që të kontribuojë në zgjidhjen e krizës dhe sigurimin e stabilitetit institucional.

“Për shkak të peshës së situatës dhe rëndësisë së afateve, ne mbesim në pritje të propozimeve konkrete edhe sonte, dhe i ftojmë edhe njëherë PDK-në e LDK-në që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me propozimin e 3 emrave, dhe t’i vënë në dispozicion nënshkrimet e të gjithë deputetëve të tyre dhe t’i japim fund krizës dhe t’i ofrojmë qytetarëve stabilitetin institucional që vendi e meriton”, ka shkruar tutje ajo.

Vjosa Osmani presidente? VV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në kuvend

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.