Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Strategjia e Shkupit përballë një realiteti të ri në Sofje

Press Online20 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Taktika e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pas fitores së Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së në vitin 2024, ishte të mos votohen ndryshimet kushtetuese si kusht i “Propozimit francez” dhe të pritet formimi i një qeverie stabile në Bullgari, me të cilën do të hapej dialog për çështjet e hapura dypalëshe dhe do të zhbllokohej procesi i integrimit evropian, shkruan PressOnline.al

Megjithatë, pas fitores së Rumen Radev dhe forcimit të ndikimit të tij politik, shtrohet pyetja nëse ky skenar është ende i realizueshëm, apo nëse pozicionet bullgare ndaj vetos do të forcohen edhe më tej në Bruksel.

Rumen Radev, ish-gjeneral i forcave ajrore dhe një nga figurat më të njohura politike në Bullgari, pas një dekade në postin e presidentit ka hyrë më aktivisht në skenën ekzekutive politike, duke synuar të marrë rol më të drejtpërdrejtë në qeverisje. Ai njihet për qëndrime të forta dhe të pandryshuara ndaj çështjes maqedonase, të cilat i ka përsëritur si gjatë fushatës, ashtu edhe pas fitores së tij politike.

Koha (nuk) punon për Maqedoninë

Politika e jashtme e Shkupit në raport me fqinjët shpesh është mbështetur në dy qasje kryesore: shtyrja e zgjidhjes së problemeve për një periudhë të pacaktuar, me shpresën se koha do të sjellë kushte më të favorshme ose pranimi i kompromisave, përfshirë edhe kushte të pafavorshme, për të shmangur bllokimin e procesit eurointegrues.

Në këtë kontekst, Qeveria e Mickoskit mund të përballet me vështirësi në justifikimin e strategjisë së pritjes, nëse vendi detyrohet të pranojë të gjitha kushtet e “Propozimit francez”, si dhe kërkesa shtesë të mundshme nga pala bullgare, veçanërisht në lidhje me çështjet historike dhe punën e komisionit të përbashkët.

Radev ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet ekzistuese dhe i mbështetur nga legjitimiteti i fitores politike, pritet të ketë një pozicion të fortë në raport me çështjen e vetos, sidomos në një moment kur Brukseli pret nga Sofja ruajtjen e kursit aktual të politikës së jashtme.

A është vërtet i hapur “dritarja e zgjerimit të BE-së”?

Pas konsolidimit të pushtetit në Bullgari, pritet që vëmendja të zhvendoset drejt Brukselit, ku do të testohet realisht gatishmëria për zgjerim të Bashkimit Evropian.

Nëse ekziston vullnet politik për përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut, kjo do të duhet të reflektohet në hapjen efektive të negociatave dhe në dinamikë më të shpejtë të tyre.

Megjithatë, në kushtet aktuale, është e vështirë të pritet një ndryshim i shpejtë i qëndrimeve të Sofjes, veçanërisht në raport me garancitë e kërkuara për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, të cilat vazhdojnë të mbeten një nga kushtet kyçe për zhbllokimin e procesit.

Marrëdhëniet ndërmjet Shkupit dhe Sofjes pritet të hyjnë në një fazë më të strukturuar dialogu, me intensifikim të kontakteve diplomatike dhe përpjekje për rikthimin e besimit. Megjithatë, zgjidhja përfundimtare e mosmarrëveshjeve mbetet ende e paqartë.(PressOnline.al)

Previous ArticleShporta minimale në muajin prill ka arritur në 68.797 denarë
Next Article Djali dhe vajza rrahin babain në Shkup

Lajme të ngjashme

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shtatzënitë në moshë të mitur, një fenomen që vazhdon të shqetësojë Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.