Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“Bechtel dhe Enka” kërkon 1.200 punëtorë, Nikolloski: Mundësi e madhe për punësim

29 Nëntor 2026

Eisenkot dhe Netanyahu dështojnë në marrëveshjen për koalicion

29 Nëntor 2026

Në Ohër kapen shtetas rusë që kishin ndalesë hyrjeje në Maqedoni

29 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Afrim Gashi: Qeveria e qëndrueshme në Bullgari çel rrugën për zgjidhjen e kontesteve

Press Online20 Prill 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot uroi Rumen Radev për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe tha se shpreson se më në fund, në Bullgari do të ketë një qeveri të qëndrueshme politike dhe se do të mbyllen çështjet e hapura mes Sofjes dhe Shkupit. “Është normale që për ne si shtet është në dobi të kemi një qeveri të qëndrueshme politike në Sofje, që të mund të mbyllim çështjet që janë të hapura. E dini se kjo Qeveri që nga fillimi ka një zotim të qartë se rruga evropiane është pjesë e agjendës dhe prioritetit tonë. Por, sigurisht, dilemat për të cilat tashmë është e qartë se cilat janë, duhej t’i zgjidhnim së bashku me një qeveri politike në Bullgari”, theksoi Gashi.

Kryetari i Kuvendit shpreson dhe pret që sa më shpejt të formohet qeveria dhe të vendoset kontakti dhe në këtë mënyrë, “të kapet treni” dhe të fillohet me hapjen e kapitujve në rrugën drejt integrimit.

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, ai u përgjigj se Kuvendi është i gatshëm dhe mund të nisë menjëherë procedurën, por nevojitet vetëm një marrëveshje politike dhe garanci se nuk do të ketë çështje të tilla në lidhje me identitetin në të ardhmen. “Janë të qarta procedurat për ndryshimin e Kushtetutës dhe dihet kush mund të jetë propozues”, theksoi Gashi. Ai shtoi se propozues mund të jenë edhe deputetët, Qeveria dhe presidenti i shtetit. “Vetëm të arrihet marrëveshja, pastaj procedura mendoj se do të jetë pjesa më e lehtë”, theksoi kryetari i legjislativit.

Të gjithë deputetët shqiptarë në Kuvend, theksoi Gashi, e dëshirojnë këtë sa më shpejt. Por ai kujtoi se nevojiten 80 vota deputetësh për ndryshimin e Kushtetutës.

Previous ArticleDjali dhe vajza rrahin babain në Shkup
Next Article Shteti është “klient” i dy shoqërive më të mëdha private pensionale, u detyrohet 14.5 milionë euro për obligacione

Lajme të ngjashme

“Bechtel dhe Enka” kërkon 1.200 punëtorë, Nikolloski: Mundësi e madhe për punësim

29 Nëntor 2026 EKONOMI

Në Ohër kapen shtetas rusë që kishin ndalesë hyrjeje në Maqedoni

29 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shtatzënitë në moshë të mitur, një fenomen që vazhdon të shqetësojë Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

“Bechtel dhe Enka” kërkon 1.200 punëtorë, Nikolloski: Mundësi e madhe për punësim

Press Online29 Nëntor 2026 EKONOMI

Me përshpejtimin e ndërtimit të autostradës Prilep-Manastir, po krijohen rreth 1,200 vende…

Eisenkot dhe Netanyahu dështojnë në marrëveshjen për koalicion

Press Online29 Nëntor 2026 GLOBI

Gadi Eisenkot, ish-kreu i ushtrisë izraelite i ngarkuar me formimin e qeverisë…

Në Ohër kapen shtetas rusë që kishin ndalesë hyrjeje në Maqedoni

Press Online29 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë gjatë një kontrolli në…

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.