Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Safe City” ul shkeljet në trafik me 68 për qind në vetëm dy muaj

Press Online19 Prill 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Edhe pse sistemi i vendosjes së kamerave të sigurisë në Komunikacion nuk ka mbushur tre muaj nga vendosja në funksion, e njëjta ka dhënë rezultate të dukshme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëse në periudhën testuese, në tre qytetet ku ishin vendosur kamerat ishin regjistruar mbi 60 mijë shkelje, vetëm dy muaj më pas, respektivisht me përfundimin e muajit mars, numrat po tregojnë se shkeljet në komunikacion kanë shënuar rrënje për 68 për qind.

“Gjatë muajit mars të vitit 2026, sistemi “Qytet i Sigurt” nëpër Maqedoni regjistroi gjithsej 26,241 shkelje të trafikut në vendet ku ishin instaluar kamerat. Nga ky numër, veçanërisht vlen të përmendet rënia drastike e shkeljeve për kalimin e semaforit të kuq, ku u regjistruan vetëm 70 raste, që është një rënie prej 68.2% krahasuar me muajin e kaluar. Numri më i madh i shkeljeve, pra 25,230, lidhen me shpejtësinë tej normave të lejuara, dhe 941 shkelje ishin për drejtimin e një automjeti me leje të skaduar.”, thonë nga MPB.

Inxhinieri i Komunikacionit, Refik Miftari, thotë se rezultatet nga ky tre mujor jo i plotë janë të dukshme.

“Nga prizmi im, e shoh se kanë dhënë rezultate pozitive. Sistemi Safe City, i cili është në fuqi që nga 1 shkurti, është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë rrugore. Nga përvojat ndërkombëtare sistemet e tilla japin rezultate konkrete në uljen e shkeljeve, por nëse e bëjmë një krahasim të shkurtë në muajin dhjetor të vitit 2025 sipas fazës testuese të fituara për 12 orë që janë regjistruar në total kishim 65 mijë shkelje. Ndërkohë, në vitin 2026 pas hyrjes në fuqi të sistemit Safe City edhe atë nga 1 shkurti gjatë muajit mars 2026 janë regjistruar gjithsej 26.241 shkelje, kemi 68 për qind rënie. E shoh që këto të dhëna tregojnë indikatorë fillestarë të një përmirësimi në sjelljen e pjesëmarrësve në trafik.”, u shpreh inxhinieri i Komunikacionit, Refik Miftari.

Miftari po ashtu është i mendimit se sistemi “Qytet i Sigurt”, duhet të zbatohet në të gjitha qytetet e vendit, sepse në këtë mënyrë shtrohet një kontroll në të gjithë vendin.

“Nga prizmi im, duhet të vendosen edhe në qytetet tjera duke u bazuar në rezultatet e deritanishme të sistemit Safe City, vendosja e kamerave ka dhënë indikatorë pozitiv në rritjen e disiplinës në trafik, veçanërisht në uljen e shkeljeve të rënda si kalimi në semafor të kuq, tejkalimin e shpejtësisë, etj.. Për këtë arsye zgjerimi i këtij sistemi edhe në qytetet tjera të vendit është i arsyeshëm dhe i nevojshëm, pasi ndihmon në rritjen e sigurisë rrugore. Ky sistem të shoqërohet edhe me masa tjera si: përmirësimi i infrastrukturës, edukimi i pjesëmarrësve në komunikacion dhe menaxhim më i mirë i transportit publik, vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet në një efekt të qëndrueshëm në rritjen e sigurisë rrugore.”, u shpreh Miftari.

Sipas Miftarit rezultat në përmirësimin e kulturës në Komunikacion ka dhënë edhe vetëdija e vet pjesëmarrësve në Komunikacion, por edhe zbatimi i dënimeve të rrepta të cilat po shqiptohen nga miratimi i ligjeve dhe zbatimi I tyre në praktikë.

Previous ArticleTrump: Irani të pranojë marrëveshjen, përndryshe do shkatërrojmë termocentralet dhe urat e tij
Next Article Mickoski: Nga 200 mijë “maqedonasit bullgarë” të Radevit votuan 250 persona

Lajme të ngjashme

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shtatzënitë në moshë të mitur, një fenomen që vazhdon të shqetësojë Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.