Kosova arreston një person nën dyshimin për përfshirje në sulmin në Banjskë

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Autoritetet ligjzbatuese në Kosovë e kanë arrestuar të premten një person për të cilin dyshojnë se ishte përfshirë në sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe në vitin 2023.

Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale e Kosovës tha se i dyshuari, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.R., u arrestua nga oficerët policorë në pikëkalimin kufitar me Serbinë, Merdare, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Por, më vonë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari është Stefan Raduloviq, duke e përshkruar atë si “edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut”.

“Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetutshmëri e ligjshmëri”, shkroi ai në Facebook.

Prokuroria tha se ai u arrestua mbi bazën e dyshimit se ishte përfshirë në vepra penale “të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues”.

Kosova arreston një person nën dyshimin për përfshirje në sulmin në Banjskë
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter