Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

27 Nëntor 2026

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”/ Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Press Online18 Prill 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

2

Moderatori i “Big Brother VIP”,Ledion Lico ka ndarë ekskluzivisht emocionet e finales së këtij edicioni të pestë.

Ai ka zbuluar disa momente kyç nga “Big Brother VIP 5”, duke u ndalur tek momentet e vështira dhe emocionuese.

Teksa premtoi një mbrëmje emocionuese dhe të mbushur me surpriza, Ledion Liço, zbuloi nëse do të jetë vitin tjetër nën drejtimin e programit më të ndjekur në Shqipëri.

“Finalet e Big Brother janë një gërshetim i vazhdueshëm i show-t dhe emocioneve.

Është e pamundur të mos ketë show, sepse është finale, por është e pamundur të mos ketë emocion kapaku i të gjithë këtyre muajve emocionuese, gjithë historive që banorët kanë treguar aty brenda, qoftë ajo që lidhet me rrugëtimin brenda shtëpisë, qoftë ajo që lidhet me jetën e tyre jashtë.

Ky Big Brother falë Zotit, dhe të punës së të gjithë atyre që kanë punuar, ka qenë një Big Brother i balancuar mes gjithçkaje.

Ka pasur çdo gjë që duhet të ketë një Big Brother, dhe pavarësisht se është në sezonin e tij të pestë, ka dhuruar po aq lojë saç na ka dhuruar edhe ndjenja.
Momente kyç të këtij edicioni, momente si dalja e Rogertit nga shtëpia, momente si deklarata e nënës së Selin, kanë qenë momente të sikletshme të cilat duhet t’i menaxhoje live.

Natyrisht që në Big Brother në përgjithësi mbaj qëndrime, për ato që besoj, jo për ato që janë, njerëzit duhet ta kuptojnë një herë e mirë, që kjo për mua është punë, nuk është jeta ime.

Një moment tjetër që nuk ka lidhje me lojën, por me emocionet, ka qenë takimi i Malit me të atin. Ka qenë një moment i vështirë për tu menaxhuar në mënyrë të drejtë për të gjithë palët.

Mua do të më pëlqente gjithmonë një fitues i cili lë një shije të mirë, që mundohet ta ndryshojë botën për mirë. Big Brother përfaqëson një pjesë të madhe të tortës së shoqërisë.

Unë mendoj që shoqëria shqiptare sot është në një udhëkryq të madh, mendoj që kemi humbur disa nga vlerat tona kryesore, të cilat duhet t’i rikthehemi.

Mendoj që ka vend kryesisht për më shumë dashuri. Po do të jem vitin që vjen, shihemi”, tha Liço.



Previous ArticleBarca po monitoron “gjigantin” Vedat Muriqi
Next Article Kosova arreston një person nën dyshimin për përfshirje në sulmin në Banjskë

Lajme të ngjashme

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

“Përshëndetje shqiptarë…”/Grimieri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën!

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje!

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim…

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.