​Pas arit të Distrias, sot radha e Fazliut, Gjakovës dhe Cenës në Evropianin e Xhudos

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Pas suksesit të madh të Distria Krasniqit, e cila fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos për senior në Tbilisi, Kosova vazhdon sot paraqitjen me tre garues të tjerë në këtë ngjarje prestigjioze.

Në ditën e tretë të garave, në tatami do të zbresin Laura Fazliu në kategorinë -63 kilogramë, si dhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë -73 kilogramë, duke synuar rezultate të larta për ekipin kosovar.

Pas performancës mbresëlënëse të Krasniqit që i siguroi Kosovës medaljen e artë, pritjet janë rritur edhe për garuesit e sotëm.

Ata synojnë të vazhdojnë suksesin dhe të sjellin medalje të tjera nga Kampionati Evropian 2026.

​Pas arit të Distrias, sot radha e Fazliut, Gjakovës dhe Cenës në Evropianin e Xhudos
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter