Më 17 prill 2026, Njësia për Korrupsion në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër dy personave: Z.D. (61) dhe B.B. (49), të dy nga Shkupi, nën dyshimin e bazuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Sipas dokumentacionit të dorëzuar, personi Z.D., duke shfrytëzuar autorizimin e marrë nga Kryetari i Qytetit të Shkupit në vitin 2021, i ka mundësuar një subjekti juridik nga fshati Krushopek (me degë në fshatin Gllumovë) të përfitojë në mënyrë të paligjshme mbi 3.2 milionë denarë.
Ai ka nënshkruar një vendim për regjimin e komunikacionit, i cili i shërbeu kompanisë si bazë për kryerjen e kontrolleve teknike, edhe pse ishte në dijeni se kjo kompetencë i takonte Komunës së Sarajit dhe jo Qytetit të Shkupit.



