Rruga Tetovë–Prizren po bëhet gati për fazën e tenderimit.Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bërë të ditur se mjetet financiare për përgatitjen e projektit fillestar të rrugës Tetovë–Prizren janë siguruar dhe janë pjesë e buxhetit të Ndërmarrjes Publike „Rrugët Shtetërore“.
“Për shkak të cikleve zgjedhore në Kosovë, projekti është prolonguar pak dhe është zvarritur procedura për marrjen e pëlqimit për detyrën projektuese. Gjatë shqyrtimit të saj, pala kosovare ka hasur në disa probleme teknike. Tani jam e ftuar nga pala kosovare që të ulemi së bashku, t’i shqyrtojmë dhe t’i eliminojmë vërejtjet e evidentuara, në mënyrë që të hapet tenderi. Ajo që është e rëndësishme është se mjetet financiare për tenderin e projektit final janë siguruar dhe janë pjesë e buxhetit të Ndërmarrjes Publike ‘Rrugët Shtetërore’”, deklaroi Zekolli Shaqiri.
ZESTRADAR
Jawdropping Fact About Capubaras
×
Megjithatë, hapja e tenderit varet nga zgjidhja e disa çështjeve teknike me palën kosovare. Sipas Zekolli Shaqirit, ajo pritet të takohet me përfaqësuesit e Kosovës për të shqyrtuar vërejtjet e evidentuara dhe për të mundësuar vazhdimin e procedurave.
Projekti është përballur me vonesa për shkak të proceseve zgjedhore në Kosovë dhe çështjeve teknike që duhet të harmonizohen mes dy palëve./Ora24.tv


