E enjte me diell dhe vranësira, mundësi për riga shiu në disa zona

featured
Press Online
16 Prill 2026, 07:36

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar që e enjtja do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me alternime mes diellit dhe vranësirave të shpërndara në gjithë vendin.

Sipas parashikimit, në disa zona pritet të ketë edhe riga të dobëta shiu gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 19 gradë.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 7 metra në sekondë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter